Deputetja Bardeli: Kushte të papranueshme për pacientet ne spitalin e Shkodres

Shkruan deputetja Greta Bardeli Gjoni

Qytetarët tanë, të moshuarit dhe të sëmurët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, po përballen me kushte të papranueshme në spitalin e qytetit të Shkodres. Poliklinika e spitalit, e cila duhej të ishte rikonstruktuar dhe përfunduar brenda 6 muajsh, tashmë ka kaluar dy vite në ndërtim të papërfunduar, me miliona lekë të tenderuara dhe një kalendar të rishikuar disa herë. Dështimet e kompanive të kontraktuara për ta dorëzuar këtë projekt në kohë dhe pa mangësi janë të papranueshme. Problemet teknike që përmbytin poliklinikën sa herë bie shi tregojnë mungesë të plotë përgjegjësie dhe profesionalizmi.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë duhet të mbajë përgjegjësi për mosmbikëqyrjen e punimeve dhe të ndërmarrë masa urgjente për të garantuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Kjo nuk është thjesht një çështje burokratike; është çështje jetësore. Shërbimet bazë shëndetësore po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët, të cilët janë të detyruar të kërkojnë kujdes privat për shkak të mungesës së burimeve dhe mjekëve të përkushtuar në sistemin publik.Ne nuk mund të lejojmë që fondet e qytetarëve të keqpërdoren, ndërkohë që pensionistët dhe të sëmurët lihen pa kujdesin minimal që u takon me ligj dhe dinjitet. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të mbajë përgjegjësit ligjorë për dështimet e deritanishme dhe të sigurojë që çdo kompani ndërtimi të ndjekë standardet dhe afatet e kërkuara. Qytetarët tanë meritojnë një sistem shëndetësor të ndershëm dhe të qëndrueshëm.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni