Damian Bekteshi nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë në basketboll
Damian Bekteshi nuk do të jetë më trajner i vllaznisë së basketbollit .
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të basketbollit Vllaznia
Në njoftim thuhet se:
“Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë. Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin, dhe ne e respektojmë maksimalisht.
Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve.”
Nën drejtimin e bekteshit ekipi arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.Vitin e shkuar , ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën.
KB Vllaznia falenderon Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën ndersa i uron suksese në hapat e tij të ardhshëm.
Comments
Post a Comment