5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima

26 Nëntor 2019, është data që do të mbahet mend gjatë në memorien e popullit shqiptar, e cila shkaktoi lëkundje që në 45 vitet e fundit nuk ishin ndjerë më të forta. Gjithçka lanë pas 50 sekondat e terrorit të orëve të para të mengjesit ishin britmat e nënave që humbën fëmijët, baballarëve që humbën bijat e tyre dhe më keq akoma… familje të shuara të gjitha. Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me një magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, la pas 51 viktima, ku më i vogëli ishtë 2 vjeç dhe rreth 3000 persona të lënduar. Sipas raportimeve deri në datën 1 dhjetor 2019 ndodhën 1,300 pasgoditje në vend. Pasgoditja më e fuqishme ndodhi katër orë pas goditjes kryesore në orën 07:08 dhe kishte një magnitudë 5.4 ballë. Kjo ngjarje shkaktoi dridhje të intensitetit shumë e fuqishme. Tërmeti më i fortë i fortë i rënë në 45 vitet e fundit në vend dëmtoi 1,465 ndërtesa në Tiranë, si dhe rreth 965 ndërtesa në Durrës. Sipas raportimeve bëhet me dije se 5200 vetë mbetën të pastrehë. Mëngjesi i 26 nëntorit të 5 viteve më parë e gjeti Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme, të gjithë kabinetin qeveritar në këmbë dhe një popull i tërë që lutej për jetët e humbura dhe ato të shpëtuara. Shumë prindër lanë në mes ëndrrat për të rritur fëmijët e tyre, shumë të rinj nuk arritën të rriteshin e mbetën filiza të këputur. Qyteti, i cili ishte prekur më shumë nga tërmeti ishtë Durrësi dhe Thumana e Fushë-Krujës. Nuk e di ç’pamje ka lufta, por ajo që të servirej mëngjesin e 26 Nëntorit nuk ishte asgjë më shumë veçse një dhimbje therëse, e cila të kaplonte kraharorin dhe nuk të jepte mundësi të merrje frymë. Të dridhura, të qara, vajtime, pluhur, banesa të shkatërruara ose më keq, të gllabëruara nga toka në zemër të saj, femijë të frikësuar, ekipe të kërkim-shpëtimit, ambulanca, mjekë dhe forca të shumtë policie e ushtrie. Duhet pranuar që kërkimet e para janë bërë nga Forcat e Armatosura në vend të cilëve iu mungonin mjetet kryesore, teksa për të shpëtuar bashkëkombësit e tyre kanë gërmuar në mbetjet e banesave të shkatërruara me duar. Një përgjigje të menjëhershme ka patur edhe nga vendet të cilat i janë gjendur pranë Shqipërisë me ekipe të kërkim-shpëtimit, çadra, ekipe zjarrfikës, ndihma humanitare , kamionë, aeroplan, helikopterë, dyshekë, çadra, inxhinierë dhe ndihma monetare. Ekipet e kërkim-shpëtimit e nisën punën e tyre që në orët e para dhe me urdhër të kryeministrit Rama kërkimet janë ndërprerë 4 ditë më vonë, më 30 nëntor. Ndërkohë që në një situatë të tillë u shpall nga qyteti i Durrësit gjithashtu edhe gjendja e jashtëzakonshme e emergjencës e cila ka zgjatur 30 ditë. Kërkimet e kryera nga Forcat RENEA dhe Forcat e Armatosura, së bashku me ndihmën e marrë nga vendet e tjera kanë nxjerrë të paktën 45 perona gjallë nga rrënojat. Të mbijetuarit e kësaj ngjarjeje të rëndë u strehuan në një banesë të zotëruar prej ushtrisë shqiptare në Durrës, qendra sociale në Tiranë dhe ndërtesa të ndryshme private siç ishin 90 palestra në Krujë, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe hotele në Vlorë, Durrës dhe Tiranë u përshtatën e u hapën për të strehuar njerëzit e mbetur pa shtëpi.Rreth 2,500 persona janë strehuar në hotele, 2,100 të tjerë në çadra, ndërsa të tjerë të prekur nga tërmeti fjetën në palestra ose makinat e tyre. Në Durrës, autoritetet shpërndanë ushqim dhe zëra dolën në sipërfaqe se disa njerëz nuk kishin marrë akoma ndihma.Për shkak të arsyes së sigurisë, disa njerëz nuk u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre e u bënë të varur prej donacioneve të ushqimit derisa inxhinierët t’i kontrollojnë ato. Prej frikës së shkaktuar prej tërmetit, kishte banorë që nuk donin të ktheheshin në banesat e tyre. 500persona të mbetur pa shtëpi u vendosen në Kosovë, në një kamp në Prizren të krijuar nga qeveria e Kosovës. Të tjerë u strehuan në bashkitë kosovare të Lipjanit me 3 familje, 10 familje me 48 veta në Podujevë dhe 70 veta në Malishevë. Të tjerë të pastrehë shkuan në Shqipërinë lindore. Pamjet më të trishta të kësaj ngjarjeje mbetën raportimet e nxjerrjes së trupave të viktimave të cilat janë të gjitha të dokumentuar nga mediat. Kush ishin viktimat e tërmetit tragjik Sahadete Lala, 79 vjeç Ilir Lala, 52 vjeç Marjeta Lala, 31 vjeç Griselda Lala, 19 vjeç Amelia Lala, 9 vjeçe Emilio Lala, 6 vjeç Dionis Lala, 2 vjeç Dionisa Lala, 2 vjeç Fatmira Cara, 53 vjeç Hasan Cara, 18 vjeç Anthi Cara, 72 vjeç Almir Cara, 29 vjeç Stela Zvergeci, 21 vjeçe Erisa Cara, 28 vjeçe Eduard Reci, 54 vjeç Dolora Reci, 49 vjeç Kristi Reci, 25 vjeç Klaus Reci, 21 vjeç Klement Çupi, 37 vjeç Hajredin Çupi, 66 vjeç Lutfie Çupi Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç Isah Abazi, 29 vjeç Shemsedin Abazi, 32 vjeç Esiela Karanxha, 8 vjeçe Diena Karanxha Eviola Broshka, 28 vjeçe Saimir Greku, 31 vjeç Pëllumb Greku, 57 vjeç Çelike Greku Hajrie Vata, 65 vjeçe, Rolejdi Vata, 7 vjeç Drita Cakoni, 15 vjeç Kastriot Cakoni, 58 vjeç Kristian Preçi, 26 vjeç Ersid Hoxholli , 32 vjeç Aderina Kadili Sadik Qato, 85 vjeç Rozeta Mecja, 59 vjeç Sotiraq Misha , 49 vjeç Nafije Rexhepi Flatar Zenelaj, 64 vjeç Xhuljeta Gjana, 60 vjeç Bukurie Leka, 80 vjeç Fatmira Cuka, 44 vjeç Sardi Cuka, 19 vjeç Selvie Lala, 77 vjeç Arjela Lala, 4 vjeç Bukurie Leka Diestela Steneci Xhesika Biqiku, 20 vjeç

Comments