23 sulme me eksploziv gjatë vitit 2024 në gjithë vendin. Më shumë se gjysma në Shkodër

Një sasi tritoli shpërtheu në derën e banesës së Ardian Fierzës në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit e për pasojë pati vetëm dëme materiale. Kjo është hera e dytë në pak muaj që ndaj 52-vjeçarit Fierza organizohen sulme me eksploziv. Herën e parë, më 29 Gusht atij iu vendos një sasi lënde plasëse në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë Spitalit të Shkodrës.Shpërthimi i regjistruar në derën e banesës së 52-vjeçarit, e ka çuar në 23 numrin e sulmeve me tritol, të regjistruara përgjatë 2024 në të gjithë vendin. Shkodra është qarku më problematik sa i takon numrit të rasteve të regjistruara, 12 të tilla brenda këtij viti. Objektiv i këtyre sulmeve, në disa raste kanë qenë punonjës policie, por dhe gjyqtarë. Edhe Tirana nuk mbetet pas, me sulmet e regjistruara. Në kryeqytet përgjatë këtij viti janë regjistruar 5 shpërthime me eksploziv, ku fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale.Nga 23 ngjarjet me tritol, policia ka mundur të zbardhë vetëm 2 prej tyre, ndërsa për pjesën tjetër hetimet vijojnë me autorët ende në arrati. Tv Klan

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni