Reformimi i programeve studimore/ Rektori i UNISHK priti në zyrën e tij Prof. Dr. Petraq Papajorgji
Me ftesë të rektorit Gjuraj, u zhvillua një takim me Prof. Dr. Petraq Papajorgji, ku u diskutua për nevojën e përfshirjes së kurrikulave të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Profesori i shquar diskutoi në lidhje me mundësitë e reformimit të programeve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Më tej, profesor Papajorgji shton se përfshirja e IA në kurrikulat universitare është një domosdoshmëri e kohës që ka koston e vet.
Nga ana e tij, rektori Gjuraj shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për të përshpejtuar reformimin e programeve të studimit dhe për të rishikuar programet ekzistuese.
Comments
Post a Comment