Janë zbardhur udhëzimet që kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dhënë efektivë që do të jenë në terren në protestën e pasdites së sotme të opozitës.Teksa opozita pretendon se do të bllokojë 6 rrugë kryesore në vend, burime për mediat bëjnë me dije se kryepolici Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.
Po ashtu, Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Ai gjithashtu iu kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.
Ndër të tjera mësohet se Proda u ka kërkuar që të kenë kujdes dhe listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë tjetër ka qenë dhe dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme.
Kujtojmë se në vijim të aksionit për mosbinde civile, Partia Demokratike ka thirrur një protesë kombëtare, ku do të bllokohen disa prej akseve kryesore në të gjithë vendin.
Comments
Post a Comment