Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë, kërkojnë miratimin edhe të minimumit jetik

Pensionistët po protestojnë ditën e sotme para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.Pensionistët kërkojnë gjithashtu edhe miratimin e minimumit jetik.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni