Mosbindja civile/ Opozita bllokon sot për 3 orë 6 rrugë kryesore, priten përplasje me Policinë

Ditën e sotme (e martë, 29 tetor) do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike në vijim të aksionit për mosbinde civile deri në plotësimin e kërkesës për Qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.Ndryshe nga protesta e 7 Tetorit, protesta e sotme nuk do të jetë e përqëndruar vetëm në Tiranë, por do të bllokohen disa prej akseve kryesore në të gjithë vendin.

Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 do të bllokojë këto akse rrugore:

Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Por, ndërkohë, Policia ia ka refuzuar lejën për protestë Partisë Demokratike, pasi bllokimi i qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve përbën vepër penale dhe paralajmëroi eksponentët e kësaj force politike se do të përballen me pasoja sipas ligjit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni