Festa e gështenjës në Shllak/ Fruti shekullor bën bashkë qindra banorë të trevave shqiptare

Për të 5-tin vit radhazi në Shllak u mbajt “Festa e gështenjës”

Festa e gështenjës nisi në kulmin e pandemisë, si një mënyrë për rikthimin e banorëve drejt trojeve të të parëve në Shllak.

Të shumtë ishin pjesmarrësit e ardhur nga trevat shqiptare.

Për kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, kjo festë do vijojë të mbështetet, si një mënyrë e mirë edhe për promovimin e zonës.

Gështenja është fruti shekulloriI zonës së Shllakut, ku në total janë rreth 330 ha të mbjella.

Comments