Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi nga rrethrrotullimi i Milotit: Qëllim i mosbindjes civile qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës!
Luçiano Boçi, përfaqësues i grupit të PD-së për rrethrrotullimin e Milotit ka folur nga aksi i bllokuar pak më parë, duke u shprehur se qëllimi i mosbindjes civile janë qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe lirimi i liderit të opozitës."Është mosbindje civile që ka akset në fjalë. Mund të konsiderohet si akt protestues si pjesë e mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final, pasi qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile. Rezultat për qeveri teknike, për t'i dhënë liri liderit të opozitës. për t'i dhënë fund inkuizicionit ndaj opozitës", tha Boçi.Më tej ai shtoi se protesta mund të zgjasë edhe me ditë, teksa u shpreh se Policia i shërben bandave dhe drejtuesit e saj emërohen nga bandat, kurse protestën e cilësoi të ligjshme, kur u pyet nëse do të kryheshin kundravajtje penale nga mbështetësit."Protesta mund të vijojë 3 orë, mund të zgjasë me ditë të tëra. Policia të zbatojë kushtetutën dhe direktivat që vijnë nga parlamenti Evropian, që ka miratuar një rezolutë për të drejtat e protestës. PD ka bërë njoftimin përkatës te Policia dhe Ministria e Brendshme dhe po vijon procesin e saj. Nuk shoh një vepër penale këtu, nuk ka vepër penale. Ju jeni dëshmitarë,kjo Polici është lepe-peqe me bandat dhe krimin e organizuar dhe agresive me qytetarin. Sot kemi drejtues policie që emërohen nga bandat...", tha Boçi ndër të tjera.
Comments
Post a Comment