Turizëm në vjeshtë, Shkodra sezon turistik në 4 stinët e vitit
Të ardhur nga vende të ndryshme me qëndrime disa ditore, por me një të përbashkët, po kthehen me përshtypjet më të mira për Shkodrën.
“Jam nga Anglia. Është hera e parë që vij këtu. Kemi viztuar malet, Thethin, Valbonën. Ishin vërtet të mahnitshme.
-Do të lëvizim sot për në Mal të Zi. Kemi qëndruar 2 javë. Unë jam nga Skocia. Ushqimi ishte shumë i mire, por edhe jeta e natës po ashtu.
— Jam nga Finlanda. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe më ka pëlqyer shumë. Kemi qëndruar 2 ditë. Më pëlqeu gjallëria, shumë njerëz, shumë bare dhe restorante. Ishte kënaqësi të qëndroje në Shkodër”, shprehen tursitët.
Comments
Post a Comment