Nga Rubin Dashi/ Gjendja e Universitetit "Luigj Gurakuqi," i dyti më i vjetër në Shqipëri, kërkon reagim urgjent

NGA RUBIN DASHI 

Gjendja e Universitetit "Luigj Gurakuqi," i dyti më i vjetër në Shqipëri, kërkon reagim urgjent. Problemet që kanë prekur këtë institucion nuk vijnë nga preferencat e studentëve, por nga keqqeverisja që ka bllokuar mundësitë e punësimit për të rinjtë. Tregu i punës është në një krizë të thellë, dhe arsimi po përkeqësohet çdo ditë për shkak të mungesës së kushteve dhe programeve mësimore cilësore. 
Për më tepër, mungesa e kontrollit në universitete ka çuar në korrupsion të përhapur, ku pedagogët kërkojnë 200-500 euro për një provim, ndërsa dekanët deri në 3-4 mijë euro për diploma. Kjo situatë është një reflektim i një sistemi të korruptuar dhe të papërgjegjshëm.

Thënë kështu ,ka një nevojë imediate nga çdo student dhe çdo i ri për reagimin e menjëhershëm dhe kërkesën e llogarisë tek çdokush që ka kontribuar në degradimin e arsimit dhe punësimit,probleme të cilat kanë detyruar rininë shqiptare të emigrojë dhe të largohet nga vatra familjare.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983