Mal i Zi, kapen 66 kg marijuanë në kufi. Trafikantët arratisen në Shqipëri

Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë skunk në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit, ndërsa dy persona të paidentifikuar raportohet se kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë. Ata dyshohet se ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë ccantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.

Policia veproi me informacione operative se në zonën e këtij fshati po trafikohej drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha po lëvizin në afërsi të kufirit.

Comments