Karamuço: Drejtori i Policisë së Shkodrës është kërcënuar nga bandat, por nuk pranon ta bëjë publike

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar se drejtuesit e policisë janë duke u kërcënuar nga grupet kriminale, sidomos në një moment kritik për përzgjedhjen e kreut të ri të policisë së shtetit. Gjatë një interviste në emisionin "Now" në Euronews Albania, Karamuço përmendi shefin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, i cili, sipas tij, është kërcënuar nga banda të ndryshme, por nuk e ka bërë kurrë publik këtë fakt.

Ai shtoi gjithashtu se drejtorë të policisë po përballen me sulme, shpesh të ndikuara nga politika, teksa përfliten për lidhje me grupe kriminale. Karamuço vuri në dukje se ndonëse drejtori i policisë së Shkodrës ka përballuar një vit të vështirë, me shumë aksione kundër krimit dhe kultivimit të narkotikëve, kërcënimet nga bandat kanë qenë të vazhdueshme, përfshirë edhe rastin e fundit të një atentati.

 “Lajmi duhet të kishte dalë që në atë kohë. Drejtori i policisë së Elbasanit që i është sekuestruar telefoni është kandidat për kreun e policisë së shtetit. Nuk mendoj se është vetë sulm politik, por duke i përdorur tani është sulm nën brez, kjo propagandë që bëhet për disa nga këta që nuk kanë prova por flitet, je i lidhur me filan bandë, është komisioni që i vlerëson këta, gjyqi publik duhet të marrë fund.

Hetimi ka ndodhur, janë hapur kodet e telefonave, janë çuar në laborator de është parë gjithçka, është SPAK që duhet të thotë nëse ka pasur apo jo gjë, se këta njerëz ndërkohë do të garojnë. Drejtori i Shkodrës ka pasur një vit shumë të vështirë në Shkodër, me ngjarje të rënda kriminale, e ka përballuar dhe ka bërë aksione pa fund për asgjësimin e bimëve narkotike.

Dhe është kërcënuar nga bandat, ai nuk e pranon vetë në media se nuk do të ulë autoritetin e të viktimizohet, por në ditët në vijim është kërcënuar, edhe në atentatin e fundit ai është kërcënuar”, tha Karamuço.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983