“Gerti ishte ndryshe”, Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat
Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak. Një prej politikanëve që kanë marrë pjesë në homazhe ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Mes lotësh,Jozefina Topalli u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
Comments
Post a Comment