E rëndë në Pukë/ Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes. Viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, 40 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Comments