Dëshmitari që përmbysi "Babalen", Fredi Alizoti u rrah në Dobraç! Bajri në përgjimet e SKY: I bani komplet pantallonat me sh*rrë ky k*rvë
Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të tij të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ktheu përmbys dosjen “Babale”, duke treguar se përgjimi për Geron Xhafaj ishte një sajesë mes Albert Veliut (Babales) dhe vetë Alizotit, rezulton të jetë rrahur barbarisht nga Behar Bajri.
Dëshmia e Fredi Alizotit shërbeu jo vetëm për të pastruar figurën e vëllait të ish-ministrit në dosjen “Babale”, por u bë prova kryesore për dënimin nga gjykata me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, dënimin e Albert Veliut alias “Babale” dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, siguruar nga Ora News, krijohet dyshimi se rrahja e Fredi Alizotit ka ndodhur më datë 3 Korrik 2020, teksa ai kishte shkuar në qytetin verior, duke depërtuar më pas në lagjen e Behar Bajrit në “Dobraç”.Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në këtë kohë Behar Bajri kishte vetëm 4 ditë që kishte lënë qelinë e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, duke u vendosur në masën e “detyrimit për paraqitje”. Teksa Behari qëndronte në banesën e tij, në lagje kishte rritur masat e sigurisë, duke ju frikësuar një sulmi të mundshëm nga kundërshtarët.
Mirëpo në rrethana të paqarta Fredi Alizoti nga Fieri, protagonist kryesor i dosjes “Babale”, hyn në “Dobraç” dhe fillon të kërkojë Behar Bajrin për ta takuar. Alizoti kapet nga anëtarët e grupit dhe rrihet barbarisht deri në atë masë, sa i shpëton urina në pantallona.Një fakt i tillë del gjatë dy bisedave që Behar Bajri zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku mes komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “Sky” të datës 3 korrik 2020, Behari i thotë Pëllumbit:
“…a e njeh këtë se nuk e njoh unë, se më thotë veç kam ardhur me të taku për nji Alizoti… Fred Alizoti, qa ky…? Pyet njëherë…”.
Dhe Pëllumbi ia kthen si më poshtë vijon: “…prit të pyes…”.
Behar Bajri i shkruan sërish Pëllumb Gjokës dhe i thotë të pyes nëse ndokush kishte ndonjë problem me Fredi Alizotin (të cilin vetë nuk e njihte) ai mund ta hiqte qafe sepse e kishte ende në Dobraç, në bazën e tij.
“…pyet i her, a ka kush najgja ta hupi krejt. Nëse asht najgja, se e kam këtu kurvën…”-i thotë Behari, Pëllumbit.
Por ky i fundit ia kthen: “…është Fierak, është mashtrues, ai që spiunoi…prit pak, është ai që spiunoi vëllain e Xhafës”.
Behari: “…aaaa po…nëse ka najgja e hupi krejt, nej shok a kujt që i intereson, por pyet njëherë…”.
Pëllumbi: “…Prit se po pyes at shokun tem at qerosin, po pate mundësi mja ban një foto…?”.
Ndërsa Behar Bajri ia kthen Pëllumbit duke i shkruar: “…Po Fred Alizoti, a ka ken në burg…?”
Por në këtë moment Pëllumb Gjoka i dërgon në “Sky” një foto të Fredi Alizotit, kur ka dalë para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurimit “arrest në burg” për dosjen “Babalja”, duke i shkruar Beharit si më poshtë:
“…asht mashtrues, po përcille…s’ka ça të duhet e mos fol asgja me atë. Është njeri kot komplet, nuk ja vlen për asgja…”.
Behari i thotë: “…i bani komplet pantadhonat shurr ky kurv, e nisi të shurrum…”.
Comments
Post a Comment