Zjarret në pyje/Specialisti: Pasojat të pallogaritshme, masat duhet të konsistojnë tek parandalimi

Zjarret e rëna ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, kanë sjellë deme të konsiderueshme sidomos në zonat e mbrojtura. Për kryetarin e shoqatës së specilistëve të pyjeve Kolë Mala, dëmet në pyje nga zjarret përgjatë viteve vlerësohen si të pallogaritshme. Në një intervistë për Radio Televizionin Publik Shqiptar Mala thotë se e vetmja mundësi që ne të mos kemi zjarre në pyje është parandalimi, duke përcaktuar vendet me rrezikshmëri të lartë dhe për të hapur korridoret që të kenë mundësi të hynë mjetet zjarrfikëse për të ndërhyrë. Specialisti i pyjeve thekson se deri me 15 tetor rreziku për zjarre shtohet me shumë për shkak të thatësirës dhe shterrimit të burimeve ujore.
Ndër të tjera Mala tha se duhet bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit të zonës dhe sipas tij brenda një 10 vjeçari masivet pyjore të dëmtuara rikrijohen.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni