Pas grabitjeve në Belgjikë dhe plagosjes së shefit të "Nuba"-s në Rumani, Elis Rroshkodoli ndërroi emrin dhe iu fut muzikës, lidhjet indirekte me këngëtarin italian
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 36-vjeçari Elis Rroshkodoli që u vra me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër. Elis Roshkodoli nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë.
Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli i cili pas ngjarjeve në shtetin belg e ndërroi emrin në Elis Shkoza, ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e plagosi me thikë dhe më pas u largua nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndonin akuzat e plagosjes dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.
Media rumune “CANCAN”, asokohe kishte raportuar një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.
Artikulli i plotë i medias rumune:
Në vitin 2014, autoritetet njoftuan se një bandë e organizuar kriminale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, ishte kapur dhe shkatërruar pas dy vitesh hetime. 15 personat, 13 prej të cilëve shqiptarë, ishin të specializuar për vjedhje dhe grabitje. Personat u kapën me një shumë prej 15 mijë eurosh, sende me vlerë dhe armë.
“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas shisnin ose trafikonin sendet e vjedhura me vlerë të konsiderueshme në Shqipëri. Gjithashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga shitja e sendeve të vjedhura u dërgoheshin familjarëve të tyre me transferta në agjenci të specializuara” , thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Pas hetimeve u arrestuan shqiptarët që terrorizonin Belgjikën. Mes atyre që përfunduan pas hekurave, sipas listës së komunikuar në vitin 2014 nga autoritetet, është edhe Elis Rroshkodol, i njëjti që goditi me thikë bosin nga Nuba më 20 prill 2023.
Njeriu që goditi me thikë shefin e Nuba-s dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano.
Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri.
Kujtojmë që një prej artistëve quhet Elis Shkoza, kështu quhet edhe Elis Rroshkodol, personi i ardhur këto ditë në Rumani dhe qëlloi me thikë shefin nga Nuba. Pra, duke pasur parasysh ngjashmërinë midis ish-grabitësit dhe artistit, ekzistojnë dy hipoteza:
a) Elis Rroshkodol do të kishte ndryshuar emrin pasi kishte shkuar në Itali, për të nisur një karrierë të pastër në muzikë, me vëllain e tij. Kështu, publiku nuk do të kishte si ta lidhte atë me ish-anëtarin e grupit të frikshëm që ngjalli frikë te belgët.
b) Elis Rroshkodol do të kishte vjedhur emrin e artistit, duke përfituar nga ngjashmëria fizike mes tyre, për të qarkulluar lirshëm nën identitetin e Elis Shkozës.
Opsioni i dytë duket më i besueshëm. Pse? Sepse Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 34 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç.
Comments
Post a Comment