Kupa “Ramazan Rragami”, Akademia Vllaznia U11 dhe U13 në garë me kampionët e vegjël të Polonisë
Vllaznia U11-Progres(Poloni) 2-4(Shënues: Mateo Mitku dhe Adriel Kalvari/ Jakub(2), Piotr, Nataniel)
Vllaznia U-11: Joel Bishanaku, Sheris Rexha, Enis Peraj, Endri Smajovi, Mateo Mitku, Romario Lulashi, Adriel Kalvari, Jamarb Çiroka, Edjon Krasniqi.(U aktivizuan: Shaqiri, Deon Osja, Elis Osja, Serjad Osja, Nolel Paplekaj, Meris Niçeri, Rian Tula, Leandro Palalej, Samuel Palalej, Ensar Halili, Kevin Alibali, Mumamed Pizga, Resli Rama, Roel Tahiri, Pirani). Trajner: Safet Osja.
Progres(Poloni): 12 Arian, Kacper, Antoni, Franciszek, Ignacy, Julian, Piotr, Maksymilian, Piotr, Alan, Nataniel, Julian, Jakub. Trajner: Marcin Skrzyński, Adrian Balińsk
Arbitër: Rebani Gemi(Shkodër)
Ka nisur pasditen e së premtes në Shkodër, Kupa “Ramazan Rragami”, aktivitet që i kushtohet legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami ndarë nga jetë dy vite më parë.
Një kupë, e cila këtë radhë vjen në cilësinë e një aktiviteti ndërkombëtar, pasi me iniciativen e drejtorit të Akademisë Futbollit Vllaznia Alban Hasani dhe shkodranit Bes Kurti që jeton prej vitesh në Poloni, u bë e mundur organizimi i këtij aktiviteti në të cilin konkurojnë katër ekipe të futbollit të moshave, dy të kategorisë U11 dhe dy të kategorisë U13.
I planifikuar të luhet në dy ditë, në ditën e parë ka spikatur përballja e 11-vjeçarëve, të Vllaznisë me trajner Safet Osja dhe Progres të Polonisë me trajner Marcin Skrzyński dhe Adrian Balińsk.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” filloi mjaft mirë për kuqeblutë e vegjël, të cilët me sigurinë e Joel Bishanakun në portë arrijnë të shënojnë dy gola, njëri më i bukur se tjetri me autorë fillimisht Mateo Mitku dhe më pas me Adriel Kalvari duke e mbyllur pjesën e parë 2 me 0.
Në pjesën e dytë, trajneri Osja duke ndryshime në formacion duke hedhur në fushë të gjithë lojtarët e stolit, minuta këto që shfrytëzohen nga skuadra polake, e cila arrin të shënojë dy herë radhazi me Jakub duke e barazuar rezultatin në 2-2, ndërkohë që në vazhdim dy golat e tjerë me autor, Piotr dhe Nataniel, siguron fitoren me rezultatin 2 me 4.
Comments
Post a Comment