Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për organizim e lojërave të fatit! Arrestohet 35-vjeçari

PolicIa në Lezhë ka arrestuar një 35 vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç për organizim e lojërave të fatit. Sipas policisë, në pranga është vënë dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë, pronari i ambientit. Njoftimi i Policisë: DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”. Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç, me 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari. Në pranga dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal. Procedohet në gjendje të lirë, pronari i ambientit. Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Forbidden”. Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga qiramarrësi i lokalit, shtetasi E. M., 35 vjeç dhe shtetasi Xh. V., 31 vjeç, i cili u kap në flagrancë, duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Në vijim të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin P. L., 66 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni