Kërcënuan me mesazhe kreun e FSHF dhe më pas i shkuan në banesë/ Zbardhen EMRAT e pesë të arrestuarve, një prej tyre president i një klubi futbolli
Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona dhe ka proceduar dy të tjerë pasi kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Në pranga janë vënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.
Një prej të arrestuar, Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria. Sipas informacioneve këta persona mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.
Comments
Post a Comment