Berisha: Shqipëria nuk përmendet për numrin e turistëve, por mbetet kampione për mashtrimet e Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar me një postim në Facebook pas një investigimi të publikuar nga portali “Holiday,” ku u vlerësuan Kroacia dhe Mali i Zi si kampionë për numrin e turistëve për banor.
Berisha kritikon ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe thekson se Shqipëria nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë për 10,1 milionë turistë vitin e kaluar.
Ai akuzon Ramën dhe qeverinë e tij për mashtrime të pacipa, duke pretenduar se pasagjerët e Rinasit po llogariten si turistë për të manipuluar statistikat dhe për t’i shitur shqiptarëve një realitet të rremë.
“Kroacia dhe Mali i Zi kampion për numrin e turistëve për banor!
Shqipëria mbetet në Rinas dhe në mashtrimet e pacipa të Edi Ramës.
Ajo nuk përmendet fare për numrin e turistëve për frymë me gjithë mashtrimet zyrtare me numrin imagjinar për 10,1 milionë turistëve vitin e kaluar. Por Shqipëria mbetet kampione për mashtrimet e Ramës dhe soijt të tij mafioz që iu shesin shqiptarëve pasagjerët e Rinasit për turistë.”-shkruan Berisha.
Comments
Post a Comment