Aksident në 'Shtoj të Ri', makina me drejtues shtetasin italian përplas 68-vjeçarin që po lëviizte me biçiklete

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur  "Shtoj i Ri", automjeti me drejtues shtetasin italian  J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Comments