Tritoli në banesën e policit, reagon këshilltarja demokrate: Shkodra nën terrorin e bandave

Shkruan në Facebook këshilltarja demokrate në Bashkinë e Shkodrës 

Shkodra nën terrorin e bandave...

Një tjetër ngjarje kriminale u shënua mëngjesin e sotëm në Shkodër, një tjetër sasi tritoli iu vendos në banesë një oficeri policie. Shkodra nuk është më e sigurt... 

Me ardhjen e Spiropalit dhe Becit në krye të Bashkisë Shkodër, krimi ka pushtuar këtë qytet...Rrihen punonjësit e Bashkisë, tritoli i vendoset oficerëve të policisë, ligjvënësve etj...Dyshja e pazareve s'kanë më asnjë kontroll sepse grabitën Bashkinë me ndihmën e bandave dhe sot i kanë detyrime të mëdha.

Heshtin të dy...s'guxojnë të flasin...ligjërojnë dhe justifikojnë me heshtjen e tyre krimin në Shkodër. Janë të paaftë të reagojnë sepse i kanë një borxh të madh bandave dhe trafikantëve të drogës. 

Pasi u ulën nëpër sofra pazaresh e pasi shëtitën në makinat luksoze, sot heshtin sepse i duhen nesër prapë...

Spiropali-Beci në fakt sot janë fajtorët kryesorë të këtyre ngjarjeve kriminale që po ndodhin shpesh në Shkodër, bashkëpunuan me qëllimin e vetëm të plotësojnë egon personale dhe  të kenë mundësi të 'zgjerojnë oreksin' e tyre të kërkesave tek Skënderbeu që shpatë ka Spiropalin dhe mburojë ka Becin.

Shkodra u trondit në mëngjes nga një tjetër shpërthim tritoli...Njerëzit ikin sepse Rilindja ka shkatërruar çdo shpresë, ka rrënuar ekonominë, ka minosur drejtësinë, ka lartësuar bandat dhe krimin.

Shqipëria nuk është më e sigurt, Shkodra nuk është më e sigurt...

Krimi në Shkodër po merr përmasa të frikshme dhe shpërthimet në Shkodër janë presion ndaj çdo punonjësi të sigurisë apo ligjvënësi që të mbyllin gojën, të mos 'çojnë krye' e mbi të gjitha të mos bëjnë drejtësi.

Shkodra nuk është kjo...Shkodra duhet të reagojë ndaj krimit, varfërisë, arrogancës dhe grabitjes së pushtetit nga disa 'kriminelë' të veshur me kostumet e pushtetit.

11 korrik ora 20.00 përpara Kryeministrisë! 

Shkodra reagon e para...

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983