Tonin Gjuraj zyrtarisht Rektor i Shkodrës, rrëzohet kërkesa për kontestimin e garës

Profesor Tonin Gjuraj është zgjedhur zyrtarisht Rektor i Universitetit të Shkodrës. Ai mori shumicën e votave, por rezultati u kontestua nga kandidatja tjetër në garë, Rajmonda Këçira, duke e çuar në Komisionin e Apelimit.

"Unë kam patur ditën e parë në auditor, pra, kam nisur karrierën akademike pikërisht në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe të kthehem këtu për të konkuruar për rektor, në këtë universitet, ishte, jo thjesht nder, por detyrim për të kontribuar", shkruan Gjuraj.

Ai thotë se përgjatë këtyre viteve ka qenë në detyra të tjera jashtë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe ka grumbulluar një përvojë profesionale dhe njerëzore, të cilën thotë se do ta vërë dispozicion të punës si Rektor.

"Përvoja ime diplomatike si ambasador në Izrael dhe ajo si rektor në UET, shpresoj se më ka dhënë një përvojë menaxheriale të mjaftueshme për t'i dhënë projektit të transformimit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një fazë të re zhvillimi e rritjeje, koha e së cilës ka ardhur", shkruan profesori.

Shënimi i plotë i Tonin Gjuraj:

Miq, Sot, Komisioni i Apelimit i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" rrëzoi unanimisht kërkesën e kandidates tjetër, në garën për rektor të USH-së, Prof. Dr. Rajmonda  Këçira, e cila kërkoi çfuqizimin e Vendimit Nr.28, datë 26. 06. 2024, të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve - KIZ, që më shpalli fitues të kësaj gare, për drejtimin e USH-së, 2024 - 2028.

Unë kam patur ditën e parë në auditor, pra, kam nisur karrierën akademike pikërisht në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe të kthehem këtu për të konkuruar për rektor, në këtë universitet, ishte, jo thjesht nder, por detyrim për të kontribuar. 

Gjatë këtyre viteve që kam qenë në detyra të tjera jashtë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", kam grumbulluar një përvojë profesionale dhe njerëzore, të cilën kam detyrimin ta vë në dispozicion të platformës time, tashmë që pedagogët dhe studentët e këtij universiteti më besuan, duke më dhënë mundësinë të zgjidhem rektor i tyre!

Në përfundim të mandatit tim si rektor i Universitetit Europian të Tiranës, vihem në dispozicon të univesitetit ku kam nisur karrierën, të qytetit tim dhe të komunitetit shkodranë, për ta vënë këtë qendër universitare në qendër të zhvillimit të qytetit e rajonit tonë!

Përvoja ime diplomatike si ambasador në Izrael dhe ajo si rektor në UET, shpresoj se më ka dhënë një përvojë menaxheriale të mjaftueshme për t'i dhënë projektit të transformimit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" një fazë të re zhvillimi e rritjeje, koha e së cilës ka ardhur!

Sinqerisht, Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983