"Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës", Vokshi: Mungesë ilaçesh dhe barna të skaduar, kush mban përgjegjësi për këto skandale?
Deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi gjatë një deklarate për mediat se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Sipas saj, pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe. “Sektori i Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro”, tha Vokshi.“Raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxhetiiI shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje. Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin. Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e kurave të pacientëve? Çfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli? Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin? Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion? Çfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat? Pak ditë më parë thirra në dëgjesë në komisionin për Shëndetësinë për skandalin të onkologjiku, Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e shërbimit të onkologjisë. Ministrja Koçiu tha: kemi arritur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Çfarë thanë Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve?”
Comments
Post a Comment