'Rrugorja' e Shkodrës në aksion ndaj shkelësve të ligjit, kap shoferë pa leje drejtimi

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër arrestoi një 29 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 37 vjecar, banues në fshatin Micoj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Gjithasthu filloi procedimi penal për një shtetas 21 vjeç, banues në Laç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin kosovar. 57 vjeç,  i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 38 vjecar banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.Ndërkohë Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 31 vjeç, banues në fshatin Pog, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje. Ndërfkohë u procedua edhe një 40 vjecar banues në fshatin Dobraç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar për kontroll, automjetin që drejtonte.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983