Qendra shëndetësore në Velipojë, mbi 1300 vizita janë regjistruar këtë muaj
Velipoja është një nga plazhet më masive të vendit. Numri i lartë i pushuesve por edhe ditët e nxehta të korrikut kanë rritur numrin e vizitave mjekësore pranë Qendrës Shëndetësore Verore.
Nga 1 qershori e deri më sot janë regjistruar mbi 2400 konsulta ku vetëm përgjatë muajit korrik kanë qenë mbi 1300 të tilla. Tipologjitë e rasteve janë të ndryshme.
Kjo periudhë e nxehtë ka shtuar numrin e virozave dhe janë prekur të gjitha grupmoshat.
Që prej hapjes së tyre në datën 1 qershor e deri më tani, në 34 Qendrat Shëndetësore Verore të vendit, nga veriu në jug, janë kryer mbi 28 500 konsulta mjekësore. Pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim pranë këtyre qendrave ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë patur nevojë të transferohen drejt spitaleve.
Comments
Post a Comment