Procedohet penalisht pronari i një lokali në Shkodër për "Prishje të qetësisë publike"
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë, pas orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i një subjekti në Shkodër. Komisariati i Policisë Shkodër referoi. materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.
Comments
Post a Comment