"Preva gishtat me sqepar që të mos i këndoja Enverit"- Historia e trishtë e këngëtarit shqiptar

Tom Kondakçiu, një muzikant me prejardhje nga Korça, kishte prerë gishtërinjtë për të mos i kënduar diktatorit Enver Hoxha.

Fillimisht ai tregoi se si lindi dashuria e tij për muzikën, kryesisht për kitarën, për të cilën tha se ka tip të ëmbël dhe i pëlqen më shumë se instrumentet e tjera.

Ai e mori për herë të parë kitaren në moshën 10 vjeçare, në vitin 1969, ku Shqipëria ishte nën re gjimin e Enver Hoxhës.

Ai gjithmonë ka qenë i tërhequr nga muzika e huaj, madje ka emigruar në moshën 19 vjeçare. “Normalisht ishte më e bukur muzika e huaj, sesa t’i këndoje traktorit. Muzika e huaj ishte me e gjerë plot tematika, mund t’i këndoje një vajze, mund t’i këndoje miqësisë,”, u shpreh ai.

Ai, si i pe rsekutuar, u kap në tentativën e tij për ar rati dhe u dë nua me 12 vite burg.

“Atje, më kërkuan t’i këndoja Enverit. Kjo gjë nuk më pëlqente dhe vendosa t’i lëmoja gishtat me sqepar. Po a mund t’i këndojë njeri p ersek utorit të tij? Sot nuk e di çfarë mund të bëj ky brez, por mentaliteti jonë ishte ndryshe. Të gjithë e kuptonim situatën, si ata që ishin jashtë apo brenda”, tha ai.

Tomi tregoi se në rrethana të tjera, mund të ishte ndryshe dhe mund t’i kishe kënduar, pasi jashtë bu rg ut, kalohen gjërat më lehtë sepse ke familjen, ke miqtë etj.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983