NGA SHKODRA BLOG/ KUSH PO VENDOS TRITOL NË SHKODËR?
Ngjarjet e shpërthimeve me tritol në Shkodër kanë rikthyer sërish në vemendje situatën e rendit dhe sigurisë në qytet. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës nga fillimi i vitit 2024 janë shënuar 6 shpërthime me lëndë plasëse.Tritoli në derën e banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Prill të vitit 2024 do të nistë vazhdën e ngjarjeve të tjera me tritol.
Vetë i shënjestruari nuk i ka mohuar për asnjë moment se kërcënimi të mos i vinte për shkak të detyrës, pasi ai në dëshminë e tij, po ashtu siç edhe gruaja e tij, i kanë qëndruar versionit se nuk kanë asnjë problem tjetër në jetën e tyre, ndaj edhe të gjitha hetimet dhe versionet janë ngritur në pistën e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit Sterkaj.Mëngjesin e 24 Majit një sasi tritoli u vendos në ambientet e jashtme të një hoteli në Razëm.Por pronari i lokalit reagoi duke thënë se shpërthimi nuk kishte lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij, sepse sipas tij lënda plasëse ishte vendosur në parkingun e një lokali.19 Qershor 2024 i vendoset tritol në automjetin e parkuar në oborrin e banesës efektivit të policisë së Shkodrës Kastriot Selimaj. Nga hetimet u dyshua se kemi të bëjmë me një mesazh dhe sulm për shkak të detyrës së policit.Ishte ora 3 e mëngjesit ktë datës 3 Korrik kur dy persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në derën e shtëpisë së policit Vilson Zhuri në lagjen “Tepe” në periferi të Shkodrës. Ajo që policia dyshon deri tani është se kjo ngjarje mund të ketë ardhur si shkak i detyrës. Pa u bërë muaji nga shpërthimi me tritol në banesën e policir Zhuri, në datën 28 Korrik të këtij viti një tjetër sasi tritoli shpërtheu në lagjen “Mark Lula” , në derën e shtëpisë të shtetasit Robert Geraj. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim si autor të dyshuar shtetasin Luigj Martini. Shpërthimet me tritol u pasuen edhe me ngajren e fundit të kësaj të marte, kur një sasi lënde shpërthyese iu vendos një lokali në Velipojë në pronësi të shtetasit Andis Danaj i njohur edhe si Paris Preka. Për të gjashte ngjarjet e shpërthimeve me tritol policia e Shkodrës ka arritur që të zbardhë njërën prej tyre duke shpallur në kërkim një shtetas.
Shkodra Blog
Comments
Post a Comment