Në pritje të dekretimit, Bajram Begaj takon Elisa Spiropalin në zyrën e tij

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka takuar rreth mesditës në zyrën e tij, Elisa Spiropalin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për kryetare Kuvendi.

Lajmi konfirmohet nga burime nga Presidenca, teksa ky takim informal vjen në një kohë kur kreu i shtetit po verifikon emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për tre ministra, ajo e Financave, e Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë që Spiropali mban ende detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Kuvendi do të votonte sot në orën 18:00 një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar, por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni