Në 48 orë, 40 mijë hyrje- dalje, Muriqani dhe Hani i Hotit me procedura të përshpejtuara

Po punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ku një prej tyre është dedikuar për linjat e autobusëve. Prej qershorit po funksionon aplikimi i procedurave të përshpejtuara, gjë e cila nuk ka lejuar që të ketë pritje të gjata.

Të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tone,  jo vetëm si tur ditor,  por edhe si pjesë e eksplorimit që ata bëjnë në Ballkan, kryesisht me kamper

“Vij nga Gjermania, zona e Bavarisë Nurenberg. Është hera e parë këtu dhe është shumë bukur, do vizitojmë qytetin dhe mbasdite do shkojmë në Kotorr.

Vijmë nga Gjermania dhe për ne është hera e parë këtu. Nga Gjermania jemi drejtuar për këtu dhe më pas do shkojmë në Turqi.

Unë vij nga Sicilia, Katania. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kemi bërë xhiro  bashkë me miqtë dhe tani po shkojmë në Mal të Zi. Më pëlqeu shumë, prisja që Shqipëria të ishte më mbrapa,  por bravo shqiptarëve shumë mikpritësa,  sikur të isha në Siçili.

Vijmë nga Hollanda, qëndruam vetëm një natë, çfarë pamë na pelqeu. Vend shumë i bukur dhe natyrë e mrekullueshme . Do kthehemi që ta vizitojmë më gjatë“,- shprehen vizitorët.

Në datën 1 korrik në vendin tonë kanë hyrë përmes pikave kufitare Muriqan dhe Hani i Hotit 18216  shtetas,  ku 10.465 kanë hyrë dhe 7750 kanë dalë, ndërsa një ditë më parë janë shënuar rreth 12600 hyrje dalje. Sërish pjesa më e madhe ka kanë hyrë në vendin tonë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983