Ndalohet në Muriqan 61-vjeçari nga Lezha i akuzuar për kundërshtim i punonjësit të policisë theu masën e sigurisë së gjykatës

Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin P. M., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte  caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments