Mbeti i plagosur nga përplasja me armë pranë shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës liron nga burgu Agron Pukën, lihet në arrest shtëpie
Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Agron Pukën i cili 4 muaj më parë mbeti i plagosur nga përplasje me armë zjarri pranë një shkollë në Rrilë. Puka akuzohet për armbajtje pa leje dhe gjuatje me arme në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ndërkohë Gjykata ka ndryshuar mësën e sigurisë ndaj Pukës duke e lënë në arrest shtëpie.Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica me dakortësim me prokuroren Irena Sufja me argumentin se ai ka probleme shëndetësore dhe nuk të qendroj në burg.
Ngjarja u regjistrua më 6 mars të këtij viti ndërsa Agron Puka u plagos pasi persona të armatosur qëlluan në drejtim të tij pasi ai la fëmijët në shkollë. ë deklaratën e tij para policisë, 54-vjeçari Puka tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.
Tre autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Koka dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 54-vjeçair janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autorët akuzohen pë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Autorët dhe 54-vjeçari kanë pasur më herët një konflikt mes tyre për motive të dobëta.
Comments
Post a Comment