Hysa kërkon titullin kampion Europe, boksieri i peshave të rënda po përgatitet për finalen e madhe të 11 korrikut

Boksieri kuqezi i peshave të rënda, Nelson Hysa,  po përgatitet këto ditë për ndeshjen e madhe të titullit Kampion Europe,  që do të mbahet në datën 11 korrik në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Përballë tij do të vihet një kundërshtar nga Gjermania. Ai foli për mediat në lidhje me ecurinë e deritanishme të stërvitjes dhe gjendjes  fizike.

Trajneri Zef Gjoni vë theksin në rëndësinë historike që ka ky duel për boksin shqiptar.

Edhe boksieri tjetër Arjon Kajoshi po ushtrohet në ring për ndeshjen e tij të 14-të duke besuar në fitore.

Boksieri kuqezi Nelson Hysa mban aktualisht titullin “IBO International” për peshat e rënda teksa arriti të mposhtë kundërshtarin kolumbian Jeison Troncoso duke e rrëzuar atë dy herë ende pa u mbyllur raundi i tretë. Kjo ishte fitorja e 17 në karrierë për Hysën.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983