Edi Rama feston sot ditëlindjen, mbush 60-vjeç

Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen. Rama feston 60- vjetorin.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kreu i sotëm i Partisë Demokratike i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.
Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983