Arben Ahmetaj i trembur nga Zvicra: Më erdhën te dera dhe më kërcënuan, më degjeneruan në ashensor
Arben Ahmetaj është rikthyer në një intervistë të dytë për “Çim Peka live”, në Syri Tv. Ai është shprehur se ai dhe familja e tij janë duke përjetuar momente shumë të vështira.
Ai e ka nisur intervistën e tij të dytë me akuza duke thënë se SPAK e sulmob me urdhër të Kryeministrit Edu Rama.
Po ashtu, ish-ministri është shprehur i shqetësuar se disa persona janë parë pranë shtëpisë së tij dhe e kanë fotografuar. Ai ka treguar disa raste, teksa tha se njëri me të cilin kishte qëlluar në ashensor e kishte sharë dhe ofenduar.
“Ditët e mia dhe të familjes sime janë shumë të vështira. Në të gjithë dimensionet janë ditë të vështira në çdo aspekt që do më pyesni. Pas sulmeve të fundi të SPAK me urdhër të kryeministrit.
Unë jeton në një banesë normale, jo luks. Mund ta vizitosh shtëpinë time. Ne jetojmë në një shtëpi me kushte normale, ku kam mundësi që sa herë më takojnë nëna e mi të kenë mundësi të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseodoluksit.
Ajo ishte kërcënim i drejtëpërdrjetë dhe pas asaj, publikimi kam pasur dy epsiode ku tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër. Nëse do duhet një ditë për të verifikuar të asaj që them, ti them dhe më emër kanë ardhur kanë bërë foto te dera e pallatit dhe janë regjistruar nga një njeri i imi.
Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time", tha ai.
Comments
Post a Comment