Iu vihet flaka 4 objekteve me konstrukt druri në Bogë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.Ndërkohë procedon pronarin se i kishte ndërtuar pa leje

Policia informon se pasditen e së enjtes, në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, janë djegur 4 objekte me konstrukte druri, në pronësi të një 32 vjecari banues në Shkodër.Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 32-vjeçarin A.B, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments