E rëndë në Shkodër/ 40-vjeçari dhunon barbarisht të miturin në ambientet e shkollës, 13-vjeçarit i bie të fikët

Një i mitur, vetëm 13-vjeç është dhunuar barbarisht në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Shkodër.

Rasti i rëndë u soll nga emisioni investigativ STOP ku përmes një video të regjistruar nga bashkëmoshatarët e të miturit, shihet se si Elvis Fikaj 40 vjeç nga Shkodra shkon në ambientet e shkollës ku studion 13-vjeçari.

40-vjeçari e ka “mbërthyer” ngjitur në murin e godinës së shkollës dhe e dhunon duke e goditur në fytyrë dhe më pas me shkelma në bark derisa të miturit i bie të fikët.

Nga dëshmitë e bashkëmoshatarëve, ky nuk është rasti i parë që Elvis Fikaj 40 vjeç shkon në ambientet e shkollës. Ata tregojnë se vajza të vogla kanë rënë pre e ngacmimeve të tij, ndërsa policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

Comments