Pretendonte se po i rrezikohej jeta në qeli, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Erzen Breçanit
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Erzen Breçanit, i cili pretendonte se po i rrezikohej jeta në qeli.Erzen Breçani kërkoi lirimin nga qelia, ndërkohë që i është bëhet ekspertiza mjekësore.
Ish zëvëndës drejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.
Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.
Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.
Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.
Comments
Post a Comment