I dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe ndalohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983