Dënohet me 30 vite burg ish-futbollisti i Vllaznisë
Është dënuar me 30 vite burg ish-futbollisti i “Vllaznisë”, Samet Lushaj 26 vjeç i akuzuar për vrasje, dhunë dhe trafik droge.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Samet Lushaj akuzohet për vrasjen e Avdyl Nuhiallari, i cili u vra më 20 maj 2020 në Cenon të Francës.
26-vjeçari me kombësi shqiptare është dënuar me 30 vjet burg dhe i është ndaluar përgjithmonë hyrja në territori francez. Edhe pse ish-futbollisti vazhdimisht ka mohuar të jetë autori i kësaj ngjarje, faktet e paraqitura kanë treguar të kundërtën.
Sahmet Lushaj kishte shkuar në Cenon së bashku me të vëllanë për të diskutuar për një borxh. Për shkak se nuk kanë gjetur personin e duhur ata kanë nisur të debatojnë me Avdyl Nuhiallarin, 52 vjeç. Gjatë debatit 26-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 52-vjeçarin për vdekje.
Gjatë hetimeve ka dalë në dritë se 26-vjeçari akuzohet për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje.
Newsbomb
Comments
Post a Comment