“Mea culpa” e Erion Braçes: Jam sjellë keq me Jozefina Topallin, i kërkoj ndjesë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka pranuar se ka patur raste ku është treguar pa etikë në jetën e tij parlamentare.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Braçe i ka kërkuar falje ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

“Mund të kemë qenë jo etik në disa raste dhe unë kërkoj ndjesë. Në disa raste duhet ti kërkoj ndjesë Jozefina Topallit, jam sjellë keq në disa raste në Parlament dhe mbase tani është momenti.

Sjellja ime, nervi im ka qenë ndonjëherë në atë kohë dhe e kam shkelur. Por kam mësuar, kam ndryshuar, tani jam pak më shumë etik nga ç’kam qenë dhe më i përmbajtur nga ç’kam qenë”,-tha Braçe.



Comments