Masakroi me thikë ish të dashurën dhe partnerin e saj, vdes në spital Dritan Demiraj

Dritan Demiraj i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali ka ndërruar jetë në spital më 25 prill. Shqiptari ishte rrahur barbarisht pas hekurave nga një tjetër i burgosur, përfundoi në koma dhe më pas humbi plotësisht kujtesën.

I reduktuar në hijen e tij, pa mundur as të kujtonte arsyet që e kishin sjellë pas hekurave, më 25 prill zemra e 39-vjeçarit shqiptar pushoi së rrahuri, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e krimit të dyfishtë të Lidia Nusdorfit, ish-të dashurës së Demiraj dhe Silvio Mannina, i dashuri i ri i gruas, të vrarë nga ai që lajmet e kishin cilësuar si "vrasësi i liqenit të kaltër" .

Pe ironi të fatit edhe bashkëpunëtorja kryesore në krim, Monica Sanchi, vdiq në vitin 2019 për shkak të një tumori.

Nga ajo vrasje brutale e dyfishtë, i vetmi që është ende duke vuajtur dënimin e fundit të përjetshëm është xhaxhai i Demirajt, Sadik Dine, i cili gjithashtu besohet se është fajtor.

Lidia Nusdorfi u vra me një seri plagësh me thikë në stacionin Mozzate, në provincën e Como, në mars 2014  pasi vrasësi kishte vrarë Silvio Mannina një ditë më parë, trupi i të cilit u gjet në kënetën e liqenit Azzurro në Santarcangelo . 

 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983