Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Është kërkuar lista e amnistisë, ja çfarë dyshohet

Në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel është diskutuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku pati një shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Gazetarja Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e të burgosurve në burgun e Reçit që përfituan nga Amnistia Penale. Ajo shtoi se ka dyshime se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të jetë një ndër personat që ka përfituar nga amnistia por që mund të jetë dënuar nga gjyqtari.

" Kam mësuar se po hetohen disa pista.Një ndër to edhe lista e amnistisë penale e këtij viti për të gjithë shtetasit që u është dhënë liria. Ka dyshime se njëri ndër ta mund të jetë një prej atyre që gjyqtari i Shkodrës e ka shpallur fajtor. Prandaj është kërkuar administrimi i listës për të liruarit nga burgu i Reçit”- u shpreh Hoxha

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983