Kumbaro paralajmëron: Operatorët e turizmit detar të pajisen me licencë ose do t’i bllokohet aktiviteti!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, thotë se referuar shifeave duhet të kemi pritshmëri të larta në flukse turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, teksa ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” tha se duhet të përgatitemi për një fluks të lartë turistësh.

Ministrja ka filluar takimet me turoperatorët dhe paralajmëroi se askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse.

I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj.

Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse, dhe kjo vlen edhe për hapësirat e tjera ujore, si liqeni i Pogradecit, lumi i Shalës apo Liqeni i Komanit dhe mjetet do të bllokohen nga Policia e Shtetit nëse operohet pa certifikimin në Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Nuk diskutohen prania e pangegociueshme e vrojtuesve të plazheve për çdo stacion si dhe gjithë sinjalistika orientuese për pushuesit. Ky detyrim është po aq i dosmodoshëm edhe për plazhet publike që menaxhohen nga bashkitë.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë gjatë gjithë sezonit veror në inspektim dhe me kompetenca të shtuara, pas ndryshime të fundit ligjore. Mund të anulohen edhe kontratat e stacioneve të plazhit dhe në mungesë të zbatimit të detyrimeve kthehen në stacione plazhi publike dhe menaxhohen nga bashkitë”, - u shpreh ministrja.

Kumbaro shtoi se vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura dhe kërkoi shërbimin e guidave lokale për të shmangur incidentet gjatë eksplorimit të terreneve malore.

“E gjej me vend të bëj edhe një thirrje për të gjithë tour operatorët dhe eksploruesit e zonave malore, të kërkojnë shërbimin e guidave kombëtare apo lokale që operojnë në zonat përkatëse, për të shmangur çdo incident, sepse përveçse kushton jetën e shëndetin, vendosim në rrezik edhe ekipet tona, por ka edhe kostot e veta. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni