I doli emri në përgjimet e krimit, ekzekutohet ish-Miss Ekuadori

Ish-Miss Ekuadori, modelja Landy Párraga, është qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona. Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah.

Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”. Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës, Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.

Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit.

Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui, raporton CNN.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni