FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë

Rrustem Llapi është shqiptari i Kosovës që u arrestua në Gjermani, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në gjermani. Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e shqiptarit, ndërsa raportojnë se viktimë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me shtetësi serbe, i cili praktikonte edhe artet marciale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf. Sipas mediave vendase, gjithçka ka nisur pas një debati mes pronarit të lokalit 38 vjeç dhe shqiptarit 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Rrustem Llapi, nga Podujeva, jetonte prej vitesh në Gjermani.

Ata kanë nisur të debatojnë brenda lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të tij për të sqaruar situatën, kur shqiptari i Kosovës ka qëlluar me armë në drejtim të 38-vjeçarit.

Deri më tani ende nuk është bërë me dije shkaku që çoi në konfliktin mes tyre. Policia e ka arrestuar 52-vjeçarin në vendin e ngjarjes me armë në dorë, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni